Pas pak kualifikimet për Hungarian GP në Formula 1 – Verstappen favorit për “pole position”

Më fillim nga ora 16:00, në kuadër të Formula 1 , do të mbahen kualifikimet për Hungarian GP. Sikurse gjatë gjithë tërë këtij sezoni, favorit për ta marrë një tjetër “pole position” është Max Verstappen. Vozitësi i Red Bull po kalon në një formë mjaft të mirë, duke prirë bindshëm në ranglistën e përgjithshme, transmeton…

Sport

30/07/2022 15:48

Më fillim nga ora 16:00, në kuadër të Formula 1 , do të mbahen kualifikimet për Hungarian GP.

Sikurse gjatë gjithë tërë këtij sezoni, favorit për ta marrë një tjetër “pole position” është Max Verstappen.

Vozitësi i Red Bull po kalon në një formë mjaft të mirë, duke prirë bindshëm në ranglistën e përgjithshme, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, kundërshtari më i denjë i tij këtë sezon, Charles Leclerc, do të tentojë ta shlyejë kujtimin e hidhur të garës paraprake me një paraqitje dinjitoze sot.

Aty për të rivalizuar deri në fund janë edhe pilotët e Mercedesit, Lewis Hamilton dhe George Russell.

Gara kryesore mbahet nesër më fillim nga ora 15:00. /Lajmi.net/