Barca ofron vetëm 10-15 milionë euro dhe i do të dy Azpilicueta e Marcos Alonso

Barcelona po e finalizon marrëveshjen me Jules Kounde dhe në radar ka edhe dy goditje finale për mbylljen e merkatos. Skuadra e Barcelonës dëshiron të përforcojë krahët e mbrojtjes dhe në radar ka dyshen e Chelsea, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso. Raportime të ‘Sport’ bëjnë të ditur se katalanët po ofrojnë 10-15 milionë euro për…

Sport

28/07/2022 13:30

Barcelona po e finalizon marrëveshjen me Jules Kounde dhe në radar ka edhe dy goditje finale për mbylljen e merkatos.

Skuadra e Barcelonës dëshiron të përforcojë krahët e mbrojtjes dhe në radar ka dyshen e Chelsea, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso.

Raportime të ‘Sport’ bëjnë të ditur se katalanët po ofrojnë 10-15 milionë euro për të dy Azpilicueta dhe Alonso, përcjell lajmi.net.

Chelsea vështirë se do të pranojë një ofertë të tillë, megjithatë, mbetet të shihet se si do të shkojnë negociatat.

Thuhej se pasi Barca ‘vodhi’ Kounde nga Chelsea, negociatat mes dy klubeve për Azpi e Alonso mund të thyheshin. Duket se kjo nuk është çështja.

Mbetet të shihet nëse klubi do të arrijë t’i plotësojë edhe dy dëshirat e fundit të Xavi Hernandez për këtë merkato. /Lajmi.net/