Arrihet marrëveshja në mes të Barçës dhe Sevillas për Kounden – së shpejti nënshkrimi i kontratës

Është arritur marrëveshja në mes të Barcelonës dhe Sevillas në lidhje me mbrojtësin, Julas Kounde. Sipas Fabrizio Romanos, gjithçka tashmë po konsiderohet e kryer, me disa detaje që pritet të zgjidhen së shpejti, transmeton lajmi.net. I njëjti thotë se Xavi Hernandez ishte faktori kyç që e bëri lojtarin të ndërrojë mendje, për ta ndryshuar destinacionin…

Sport

27/07/2022 17:27

Është arritur marrëveshja në mes të Barcelonës dhe Sevillas në lidhje me mbrojtësin, Julas Kounde.

Sipas Fabrizio Romanos, gjithçka tashmë po konsiderohet e kryer, me disa detaje që pritet të zgjidhen së shpejti, transmeton lajmi.net.

I njëjti thotë se Xavi Hernandez ishte faktori kyç që e bëri lojtarin të ndërrojë mendje, për ta ndryshuar destinacionin nga Chelsea në Barcelonë.

E gjithë kjo vonesë ndodhi pasi Sevilla i zvarriti negociatat në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga kjo shitje. /Lajmi.net/