Ronaldo po udhëton drejt Anglisë, do të kthehet në Mançester për të diskutuar të ardhmen e tij

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë i pavendosur për të ardhmen e tij. Ikona portugeze e futbollit ka kontratë valide me skuadrën e Manchester United, megjithatë dëshiron të largohet më herët nga klubi. Mos-kualifikimi në Champions League ka bërë CR7 të konsiderojë largimin. Lojtari nuk është paraqitur në fazën para-sezonale me ‘Djajtë e Kuq’. Tani, sipas…

Sport

25/07/2022 20:01

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë i pavendosur për të ardhmen e tij.

Ikona portugeze e futbollit ka kontratë valide me skuadrën e Manchester United, megjithatë dëshiron të largohet më herët nga klubi.

Mos-kualifikimi në Champions League ka bërë CR7 të konsiderojë largimin. Lojtari nuk është paraqitur në fazën para-sezonale me ‘Djajtë e Kuq’.

Tani, sipas raportimeve të David Ornstein, CR7 ka marrë rrugën për në Mançester, përcjell lajmi.net.

Portugezi do të bisedojë me krerët e Man United për të ardhmen e tij.

Gjithçka është e paqartë në këtë aspekt. Madje, nuk dihet as a do të stërvitet lojtari me grupin, pa qartësuar gjithçka me bordin. /Lajmi.net/