Xavi ia ka kërkuar Laportas transferimin e Lionel Messi
Xavi Hernandez ka gati planet edhe për merkaton e verës së ardhshme. Trajneri i Barcelonës, sipas raportimeve të ‘Diario SPORT’, synon rikthimin e Lionel Messi në ‘Camp Nou’. Xavi Hernandez konsideron se rikthimi total i Barcelonës do të bëhet vetëm me rikthimin e Messi, përcjell lajmi.net. Kësisoj, Xavi i ka kërkuar presidentit Joan Laporta transferimin…

Sport
Xavi Hernandez ka gati planet edhe për merkaton e verës së ardhshme.
Trajneri i Barcelonës, sipas raportimeve të ‘Diario SPORT’, synon rikthimin e Lionel Messi në ‘Camp Nou’.
Xavi Hernandez konsideron se rikthimi total i Barcelonës do të bëhet vetëm me rikthimin e Messi, përcjell lajmi.net.
Kësisoj, Xavi i ka kërkuar presidentit Joan Laporta transferimin e Lionel Messi, në merkaton e vitit 2023.
Messi ka kontratë aktuale me skuadrën e Paris Saint-Germain pikërisht deri në vitin 2023 dhe nuk është duke negociuar rinovimin.
Leo ka thënë se do të vendos për të ardhmen e tij atëherë kur të përfundojë Kupa e Botës 2022.
Mbetet të shihet nëse Lionel Messi do ta lë të hapur mundësinë për t’u kthyer te Barcelona. /Lajmi.net/