Nagelsmann komenton paraqitjet e De Ligt, lë të kuptohet për probleme me gjendjen fizike të lojtarit

Julian Nagelsmann nuk është krejtësisht i kënaqur me gjendjen fizike të Matthijs de Ligt. De Ligt është një nga lëvizjet më të mëdha të Bayern Munich në këtë merkato, por holandezi duket se ka shumë punë për të bërë. Komentet e fundit të trajnerit Julian Nagelsmann lënë të nënkuptohet për një fitnes të dobët të…

Sport

24/07/2022 19:17

Julian Nagelsmann nuk është krejtësisht i kënaqur me gjendjen fizike të Matthijs de Ligt.

De Ligt është një nga lëvizjet më të mëdha të Bayern Munich në këtë merkato, por holandezi duket se ka shumë punë për të bërë.

Komentet e fundit të trajnerit Julian Nagelsmann lënë të nënkuptohet për një fitnes të dobët të 22 vjeçarit.

“Kam biseduar me të pas stërvitjes dhe tha se seanca stërvitore ishte më e rënda për të në katër vitet e fundit. Ishte e vështirë, por nuk ishte aq shumë. Normale për Dr.Broich”, ka thënë Nagelsmann, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk luajti shumë minuta sezonin e kaluar dhe kam dëgjuar se në Itali nuk është lehtë të qëndrosh në fizik të mirë”, shtoi trajneri gjerman.

De Ligt pati 42 paraqitje sezonin e kaluar me Juventus, ku kontribuonte në tri gola dhe një asistim. /Lajmi.net/