Turisti holandez për Prishtinën: Është një qytet i mrekullueshëm, do të kthehem përsëri
Ryben Von Dajk, një turist i cili ka ardhur nga Holanda për festivalin Manifesta. Ai ka deklaruar për emisionin “Ju flet Prishtina” se po i pëlqen shumë Prishtina, aq shumë, sa do të kthehet përsëri këtu. “E dua Prishtinën, oh është një qytet i mrekullueshëm e dua aq shumë, definitivisht do të kthehem përsëri”, ka…

Lajme
Ryben Von Dajk, një turist i cili ka ardhur nga Holanda për festivalin Manifesta.
Ai ka deklaruar për emisionin “Ju flet Prishtina” se po i pëlqen shumë Prishtina, aq shumë, sa do të kthehet përsëri këtu.
“E dua Prishtinën, oh është një qytet i mrekullueshëm e dua aq shumë, definitivisht do të kthehem përsëri”, ka deklaruar Von Dajk.
Holandezi thotë se veprat e ekspozuara në dhomat e ndryshme të hotelit Grand, në kuadër të festivalit, e kanë mahnitur, sikurse edhe organizimi dhe mikpritja.