Gerrard Romero: Barcelona arrin marrëveshje me Sevillen për Kounden

Gerrard Romero sot e ka konfirmuar marrëveshjen në mes të Barcelonës dhe Sevilles në lidhje me mbrojtësin, Julas Kounde. Sipas tij, 99% e punës tashmë është kryer dhe në orët e ardhshme pritet të qartësohet gjithçka sa i përket dakordimit, transmeton lajmi.net. Francezi u përfol shumë për një kalim te Chelsea, por duket se “blutë”…

Sport

23/07/2022 09:49

Gerrard Romero sot e ka konfirmuar marrëveshjen në mes të Barcelonës dhe Sevilles në lidhje me mbrojtësin, Julas Kounde.

Sipas tij, 99% e punës tashmë është kryer dhe në orët e ardhshme pritet të qartësohet gjithçka sa i përket dakordimit, transmeton lajmi.net.

Francezi u përfol shumë për një kalim te Chelsea, por duket se “blutë” kanë bërë hapa prapa në këtë aspekt.

Përkundër që londinezët i ofruan pagë shumë herë më të madhe, mbrojtësi e ndau mendjen qysh në fillim të merkatos për katalunasit. /Lajmi.net/