Barça i besojnë fjalës së Kounde – shpresojnë ta refuzojë Chelsean

Barcelona vazhdon të shpresojë në transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde. Nënshkrimi i Kounde për Barçën nuk do të jetë një operacion i lehtë. Qendërmbrojtësi francez është një prioritet për katalanasit për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm, por Chelsea po bën presion për të bindur lojtarin të pranojë ofertën e tyre dhe…

Sport

21/07/2022 11:31

Barcelona vazhdon të shpresojë në transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

Nënshkrimi i Kounde për Barçën nuk do të jetë një operacion i lehtë.

Qendërmbrojtësi francez është një prioritet për katalanasit për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm, por Chelsea po bën presion për të bindur lojtarin të pranojë ofertën e tyre dhe të shkojë drejt Premier Ligës, transmeton lajmi.net.

‘Blutë’ do të vendosnin rreth 65 milionë euro në tavolinën e Sevillas për të realizuar transferimin e tij dhe gjithashtu mund t’i ofronin Kounde-s kushte më të mira kontraktuale.

Megjithatë, sipas ‘Mundo Deportivo’ te Barça besojnë se francezi do ta mbajë fjalën dhe vullnetin për të luajtur në ‘Camp Nou’ dhe do të refuzojë propozimin e Chelseat.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i tij./Lajmi.net/