Kounde duhet të vendosë Chelseas dhe Barcelonës – londinezët i ofrojnë pagë më të madhe

Julas Kounde duhet të vendosë së shpejti se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi me shumë gjasë nuk do të jetë pjesë e Sevillas edicionin e ri të La liga, transmeton lajmi.net. Dy skuadra janë të interesuara për francezin. Bëhet fjalë për Barcelonën dhe Chelsean që po luftojnë “kokë për kokë” për…

Sport

20/07/2022 19:20

Julas Kounde duhet të vendosë së shpejti se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi me shumë gjasë nuk do të jetë pjesë e Sevillas edicionin e ri të La liga, transmeton lajmi.net.

Dy skuadra janë të interesuara për francezin. Bëhet fjalë për Barcelonën dhe Chelsean që po luftojnë “kokë për kokë” për shërbimet e tij.

Më e favorizuar duket së është skuadra nga Londra, pasi i ofron më shumë Sevillas dhe vetë lojtarit, mirëpo ende asgjë nuk ka përfunduar dhe situata mund të rrotullohet.

Sipas Gerrardo Romeros, “blutë” ofrojnë dyfish më shumë për lojtarin sesa “blaugranët”.

Chelsea ia ofron 12 milionë euro në vit mbrojtësit, ndërsa Barça 6 milionë.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë lojtari. /Lajmi.net/