Raphinha: Mendoj se jemi më të mirë sesa Real Madrid, dua të luaj kundër tyre

Raphinha ka filluar të mendojë për ‘El Clasico’.

Sport

20/07/2022 09:02

Një nga përforcimet e reja të Barcelonës, braziliani Raphinha ka gjetur mbrëmë golin në ndeshjen kundër Inter Miami.

Lojtari duket se është motivuar nga goli dhe fitorja, dhe së fundmi është shprehur se dëshiron sa më shpejtë përballjen me Real Madridin.

“Unë mendoj se jemi më të mirë sesa Real Madrid. Unë vërtetë dua të luaj kundër tyre”, ka thënë Raphinha, transmeton lajmi.net.

“Secili dëshiron gjithmonë të shënojë ndaj kundërshtarit, por kur është në ‘El Clasico’, dëshira është edhe më e madhe”, ka shtuar braziliani.

Barca dhe Reali do ta luajnë një ndeshje miqësore më 23 korrik. /Lajmi.net/