De Jong në telashe – Barça i bën presion ta pranojë ofertën e Man Utd

Frenkie De Jong është në telashe sa i përket të ardhmes së tij. Ndonëse vetë ai dëshiron ta vijojë qëndrimin në “Camp Nou”, situata financiare e klubit nuk po e lejon një gjë të tillë. Katalunasit duhet të lirohen nga disa paga në mënyrë që të mos kenë telashe sa i përket financave. Ditë më…

Sport

19/07/2022 18:02

Frenkie De Jong është në telashe sa i përket të ardhmes së tij.

Ndonëse vetë ai dëshiron ta vijojë qëndrimin në “Camp Nou”, situata financiare e klubit nuk po e lejon një gjë të tillë.

Katalunasit duhet të lirohen nga disa paga në mënyrë që të mos kenë telashe sa i përket financave.

Ditë më parë mesfushori refuzoi një ofertë të “Djajve të Kuqë” me arsyetimin se dëshiron të luajë në Barcelonë, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë më të në këtë afat kalimtar.

Së fundi ai udhëtoi me skuadrën e Barcelonës në turin parasezonal në Amerikë, fakt ky që zbehu shpresat e ish-kampionëve anglezë që të nënshkruajnë me të.

Gjithsesi, ende asgjë nuk ka përfunduar, pasi kjo çështje mund të mbyllet edhe pasi lojtari të kthehet në Spanjë. /Lajmi.net/