Dua Lipa pret me entuziazëm të madh mbajtjen e “Sunny Hill” në Prishtinë
“Sunny Hill Festival”, do të mbahet edhe këtë vit në parkun e Gërmisë në Prishtinë. E këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shfaqet e lumtur dhe entuziaste për mbajtjen e festivalit, shkruan lajmi.net. Teksa shumë yje nga bota dhe yje vendore do të performojnë në këtë festival, gjithashtu do jetë kënaqësi edhe performanca e…

ShowBiz
“Sunny Hill Festival”, do të mbahet edhe këtë vit në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
E këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shfaqet e lumtur dhe entuziaste për mbajtjen e festivalit, shkruan lajmi.net.
Teksa shumë yje nga bota dhe yje vendore do të performojnë në këtë festival, gjithashtu do jetë kënaqësi edhe performanca e Dua Lipës, e cila padyshim do të jetë pjesë e “Sunny Hill”.
Këngëtarja ka postuar një imazh në ‘Instagram’, teksa ka shkruar se është shumë e emocionuar dhe mezi pret ardhjen e saj në Prishtinë.
“Shumë të emocionuar për formacionin tonë këtë vit në @sunnyhillfestival !!! Duke filluar gushtin e vetmja mënyrë që ne e dimë se si mezi presim të të shohim në Prishtinaaa baby!!!”, shkroi ajo, duke premtuar atmosferë të zjarrtë.
Ndryshe, festivali do të mbahet me 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë, ndërsa për herë të parë do të mbahet në Tiranë me 26, 27 dhe 28 gusht./Lajmi.net/