Mbrojtësi i ri i Barcës, Christensen: Mësoj shpejt, java e parë ishte shumë pozitive
Andreas Christensen është shprehur optimist për aventurën e tij te Barcelona.
Sport
Mbrojtësi danez që iu bashkua klubit katalan gjatë kësaj vere, ka filluar stërvitjet me Barcelonën dhe gjithçka duket se po shkon mirë për të.
Lojtari është shprehur optimist për ambientimin e tij te Barcelona, duke thënë se ai është një person që mëson shpejt.
“Unë kam mësuar shumë gjatë kësaj jave dhe ky është hapi i radhës që kam bërë. Edhe pse stërvitemi bashkë, mënyra më e mirë për të njohur njëri-tjetrin është të luajmë së bashku në ndeshje”, ka thënë Christensen, transmeton lajmi.net.
“Nuk më kanë kërkuar ndonjë ndryshim, por unë i bëj gjërat sipas rrugës sime. Mund të ketë ndryshime, por unë mësoj shpejt”, ka shtuar danezi.
Këto fjalë, Christensen i ka thënë në konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Inter Miami. /Lajmi.net/