Fjalimi i Dembele pas rinovimit shokon shokët e skuadrës te Barcelona – të gjithë mbesin pa fjalë
Ousmane Dembele ka dhënë një fjalim të çuditshëm pas rinovimit të kontratës së tij me Barcelonën.
Sport
Ylli francez ka folur para shokëve të skuadrës duke komentuar vendimin e tij për të qëndruar për dy vite më shumë në klub.
Megjithatë, gjatë pjesës së fjalimit, Dembele kishte përgatitur edhe një shaka për shokët e skuadrës.
Mediat spanjolle thonë se të gjithë mbeten pa fjalë kur Dembele iu tha shokëve të skuadrës se ka kërkuar shiritin e kapitenit për të firmosur kontratën e re, përcjell lajmi.net.
Me fjalët e Dembele të gjithë kishin mbetur të shokuar dhe një qetësi kishte kapluar zhveshtoren për pak sekonda.
Megjithatë, Dembele iu tregoi lojtarëve të tjerë se kjo ishte një shaka e tij dhe të gjithë shpërthyen në të qeshura.
Ousmane Dembele është lojtari që te Barcelona njihet si më ‘humoristi’ në klub. Një gjë e tillë nuk është edhe aq e papritur prej tij. /Lajmi.net/