Zinchenko tek Arsenal, Man City përgatit ofertën për Cucurella

Manchester City ka gati alternativën për Oleksandr Zinchenko.

Sport

18/07/2022 22:51

Ylli ukrainas, Zinchenko do t’i bashkohet skuadrës së Arsenal, sipas raportimeve të fundit të Ornstein.

Manchester City nuk do të vonojë shumë dhe menjëherë do të bëjë lëvizjen për krahun e majtë të mbrojtjes.

‘Citizens’ do të nisin ofertën e parë zyrtare drejt Brighton, për kartonin e Marc Cucurella, përcjell lajmi.net.

Cucurella ka qenë prioriteti i Pep Guardiola për krahun e majtë qysh prej kur është hapur merkatoja.

Oferta pritet të bëhet shumë shpejtë, në mënyrë që negociatat me Brighton të përshpejtohen. /Lajmi.net/