Guardiola insiston për Cucurrellan
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola vazhdon të insistojë për transferimin e Marc Cucurrellas. Me Oleksandr Zinchenkon shumë afër transferimit te Arsenal, Guardiola tash e një kohë ka gjetur zëvendësuesin e tij. Cucurella është lojtari që trajneri i ‘Citizens’ e do në ekip, transmeton lajmi.net. Sipas ‘Marca’ katalanasi është duke insistuar te drejtuesit e ekipit…
Sport
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola vazhdon të insistojë për transferimin e Marc Cucurrellas.
Me Oleksandr Zinchenkon shumë afër transferimit te Arsenal, Guardiola tash e një kohë ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Cucurella është lojtari që trajneri i ‘Citizens’ e do në ekip, transmeton lajmi.net.
Sipas ‘Marca’ katalanasi është duke insistuar te drejtuesit e ekipit të tij për të transferuar sa më parë spanjollin në ‘Etihad’.
Përveç kampionit anglez, edhe Chelsea janë duke e monitoruar mbrojtësin e Brightonit.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tij për të ardhmen./Lajmi.net/