Kounde, prioriteti i Barçës

Barcelona tashmë ka prioritet transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde. Pas transferimeve të fundit të Raphinhas dhe Lewandowskit, Barca ka një prioritet tjetër. Sipas ‘Mundo Deportivo’, ekipi katalanas do të shkojnë me gjitha forcat për të transferuar në ‘Camp Nou’ Kounde, transmeton lajmi.net. Për francezin interesim kanë shfaqur edhe disa klube të tjera, por…

Sport

17/07/2022 19:50

Barcelona tashmë ka prioritet transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

Pas transferimeve të fundit të Raphinhas dhe Lewandowskit, Barca ka një prioritet tjetër.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, ekipi katalanas do të shkojnë me gjitha forcat për të transferuar në ‘Camp Nou’ Kounde, transmeton lajmi.net.

Për francezin interesim kanë shfaqur edhe disa klube të tjera, por sipas lajmeve që po qarkullojnë edhe lojtari dëshiron transferimin te Barcelona.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e tillë./Lajmi.net/