De Jong grumbullohet me Barcelonën në turneun parasezonal

Frenkie De Jong është grumbulluar me Barcelonën për turneun parasezonal që do të mbahet në Amerikë. Përkundër që mesfushori është duke u lidhur me një kalim te Manchester United, kjo nuk po e pengoj që ta vijojë normalisht angazhimin e tij me klubin, transmeton lajmi.net. Klubet në parim janë pajtuar për një kalim të lojtarit…

Sport

16/07/2022 11:50

Frenkie De Jong është grumbulluar me Barcelonën për turneun parasezonal që do të mbahet në Amerikë.

Përkundër që mesfushori është duke u lidhur me një kalim te Manchester United, kjo nuk po e pengoj që ta vijojë normalisht angazhimin e tij me klubin, transmeton lajmi.net.

Klubet në parim janë pajtuar për një kalim të lojtarit në “Old Trafford”, por vetë lojtari nuk po pajtohet me pagën e ofruar nga “Djajtë e Kuqë”.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në ditët e ardhshme, pas kthimit të lojtarit nga turneu. /Lajmi.net/