Man City ende në garë për Cucurellan

Manchester City është ende në garë për mbrojtësin e Brightonit, Marc Cucurella.

Sport

15/07/2022 12:26

Sipas Fabrizio Romanos, bisedimet janë duke përparuar, anipse ende nuk ka marrëveshje në mes të klubeve, transmeton lajmi.net.

Në rast se spanjolli zbarkon në këtë verë, do të hapen dyert e largimit për Oleksandr Zinchenkon i cili është në bisedime me Arsenalin.

Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të rrezikojë për ta lëshuar ukrainasit që të largohet, pa e siguruar një zëvendësues të tij.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë kjo situatë në ditët në vijim. /Lajmi.net/