Ermal Krasniqi kërkon falje për eliminimin e Ballkanit – pranon se humbi raste gjatë ndeshjes
Ermal Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka kërkuar falje tifozëve të Ballkanit për eliminimin që pësoi skuadra e tyre në ndeshjen ndaj Zalgirisit, e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve në Champions League.

Sport
Në këtë shkrim, këmbëshpejti kosovar, ndër të tjera, e pranoi se humbi shumë raste dhe kërkoi ndjesë edhe për këtë gjë.
Gjithsesi, anësori u shpreh se sukseset për ekipin e tij nuk do të mbarojnë këtu, pasi gara e skuadrës në arenën ndërkombëtare do të vijojë edhe më tutje.
Postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
Te dashur qytetar të Suharekes, tifoz te Fc Ballkanit dhe ju futbolldashes të Kosoves.
Zhgënjimi nga mos suksesi nga rrethi i pare eliminues i Champions League kunder ekipit Zalgiris është shumë i madhe si nga ekipa ne teresi ashtu edhe ne aspektin personal.
Unë në veqanti duke i ditur pritshmeritë tuaja që keni pasur ndaj ekipit e ndaj meje duke u bazur në një sezon qe posa mbaruam me suksese duke u shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit, ndjej pergjegjsi te konsiderueshme për këtë eliminim duke i marr per baze rastet qe më jan shfaqur gjate ndeshjes e që për fat të keq nuk arrita ti konkretizoja pavarsisht qe askush nuk do të donte më shumë se unë.
Udhetimi ynë vazhdon në Evrop dhe ju premtoj që sukseset për ne nuk mbarojnë ketu, do të vazhdojmë më të uritur e më të motivuar që të përfundojm këtë kampanje europiane me sukses historik ne fund.
Ju dua e perseri ju kerkoj falje perzemersisht.
I juaji,
Ermal Krasniqi ./Lajmi.net/