Zyrtare: Barcelona mbyll marrëveshjen me Leeds për Raphinha
Barcelona ka konfirmuar marrëveshjen për transferimin e Raphinha.
Sport
Skuadra katalane, Barcelona ka njoftuar përmes ‘Twitter’ për arritjen e marrëveshjes me skuadrën e Leeds United, përcjell lajmi.net.
Barca dhe Leeds janë pajtuar që anësori brazilian t’i bashkohet skuadrës nga ‘Camp Nou’.
Në njoftimin zyrtar të klubit nuk bëhet e ditur shumë e paguar për kartonin e tij.
Lojtari tashmë mbetet vetëm t’i finalizojë testet mjekësore te klubi. /Lajmi.net/