Barca ‘ia luan llafet’ Leedsit – nuk ofron 72 milionë por vetëm 50-55 për Raphinha

Barcelona nuk po i del në llafe skuadrës së Leeds United.

Sport

12/07/2022 12:38

Skuadra ‘Blaugrana’ duket se është lehtësuar pak nga marrëveshja (raportohet) me Ousmane Dembele, për vazhdimin e kontratës.

Mediat spanjolle shkruajnë tani se Barca megjithatë nuk do t’i paguajë 72 milionë euro për Raphinha, transmeton lajmi.net.

Katalanët pritet t’i dërgojnë skuadrës angleze një ofertë prej 50-55 milionë euro.

Te Barca janë të bindur se Leeds do ta pranojnë tani këtë ofertë, nëse Chelsea nuk interferon përsëri.

Dëshira e brazilianit është ‘Camp Nou’, njësoj sikur e agjentit të tij, Deco.

Mbetet të shihet nëse Leeds do të dorëzohet para kësaj oferte të Barcelonës, që vjen me 20 milionë më pak sesa paramendohej. /Lajmi.net/