Barcelona mendon shitjen e pesë lojtarëve
Ekipi katalanas, Barcelona po mendon të largojë pesë lojtarë.
Sport
Martin Braithwaite, Oscar Mingueza, Samuel Umtiti, Riqui Puig dhe Neto janë pesë lojtar që nuk bëjnë pjesë në planet e Xavi Hernandez.
Është vet trajneri që sipas ‘AS’, ju ka kërkuar atyre të gjejnë ekip të ri, pasi nuk i sheh të rëndësishëm për sezonin që do vie, transmeton lajmi.net.
Pavarësisht se Xavi u ka thënë atyre të kërkojnë ekip të ri, ata nuk kanë gjetur ende.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e pesë lojtarëve të ekipit blaugrana./Lajmi.net/