Raphinha beson se do të jetë lojtar i Barcelonës brenda pak orëve

Situata te kampi ‘Blaugrana’ është krejtësisht e paqartë.

Sport

10/07/2022 20:52

Barcelona është afër arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës me Ousmane Dembele. Disa raportime bëjnë të ditur se kjo marrëveshje përjashton mundësinë për nënshkrimin me Raphinha.

Megjithatë, raportime të tjera, përfshirë ato nga Gerard Romero, bëjnë të ditur se braziliani megjithatë do t’i bashkohet Barcës, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Raphinha është i bindur se transferimi i tij në ‘Camp Nou’ do të kompletohet.

Barca do të paguajë 55 milionë funte për kartonin e lojtarit të Leeds United, plus bonuse.

Thuhet se zyrtarizimi i Raphinha te Barcelona është tashmë çështje orësh. /Lajmi.net/