Barca afër marrëveshjes me Dembele – tërhiqet nga gara për Raphinha

Barcelona është afër të arrijë marrëveshjen me Ousmane Dembele.

Sport

10/07/2022 19:46

Dembele është aktualisht pa kontratë, por vazhdon të llogaritet si lojtar i Barcelonës derisa klubi po vazhdon negociatat me të.

Raportimet e fundit thonë se një marrëveshje mes palëve është arritur dhe Barca do të njoftojë gjatë javës së ardhshme për zyrtarizimin e tij, përcjell lajmi.net.

Ousmane Dembele pritet të vë firmën e tij në një kontratë që do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2024.

Kjo marrëveshje me anësorin francez do të bëjë që Barca të tërhiqet nga gara për Raphinha.

Ylli i Leeds United tashmë më lehtë mund të përfundojë te skuadra e Chelsea. /Lajmi.net/