SHBA e sheh fajtore Rusinë për krizën në Shri Lankë

Kufizimi i Rusisë në eksportet e grurit ukrainas mund të ketë kontribuar në trazirat e Shri Lankës, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shprehu shqetësimin se kjo gjendje mund të çojë në kriza të tjera në botë.

Lajme

10/07/2022 17:37

Blinken përsëriti thirrjet ndaj Rusisë që të lejojë që rreth 20 milionë tonë drithë të largohen nga Ukraina, të cilat Moska i pushtoi në shkurt.

“Ajo që po shohim në mbarë botën është rritja e pasigurisë ushqimore që është përkeqësuar ndjeshëm nga agresioni rus kundër Ukrainës”, u tha Blinken gazetarëve në Bangkok më 10 korrik.

Shri Lanka, një komb ishull në Oqeanin Indian, është shkatërruar me javë të tëra të trazirave të shkaktuara nga mungesa e madhe e ushqimit dhe karburantit.

Miliona tonë drithëra ukrainase eksportohen çdo vit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës.

Por eksportet janë ndalur pasi marina ruse po i bllokon portet e Detit të Zi të Ukrainës. /REL