Barca akoma e dëshiron Azpilicuetan, por nuk duan t’i paguajnë Chelseat 8 milionë euro

Barcelona po vuan në merkaton e verës.

Sport

10/07/2022 17:24

Skuadra e Barcelonës nuk po arrin që të mbyll me sukses disa nga objektivat që i ka në merkaton e verës.

Njësoj qëndron situata edhe me Cesar Azpilicueta dhe krejt kjo për faj të gjendjes së rëndë ekonomike në klub.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Barca vazhdon ta ketë në mesin e prioriteteve Azpilicuetan, por nuk janë gati të paguajnë shumën që kërkon Chelsea, transmeton lajmi.net.

Ndonëse lojtari po shkon drejt viteve të fundit të karrierës së tij, ‘Blutë’ duan 8 milionë euro.

Barcelona po punon edhe për transferimin e mbrojtësit të Sevilla, Jules Kounde, si dhe sulmuesit të Bayern, Robert Lewandowski. /Lajmi.net/