De Ligt i thotë ‘’po’’ Bayernit

Matthijs de Ligt i ka thënë ‘’po’’ një transferimi te skuadra e Bayern Munich.

Sport

09/07/2022 10:27

Futbollisti është pajtuar me të gjitha kushtet personale që i janë ofruar nga klubi bavarez, transmeton lajmi.net.

Ai nuk e ka ndërmend ta vijojë qëndrimin te Juventusi, anipse ka kontratë me ta edhe dy vite të tjera.

Kampionët gjermanë do të paguajnë për lojtarin diku rreth 70 milionë euro.

Marrëveshja, që pritet të nënshkruhet shpejt, është pesëvjeçare dhe do ta mbajë holandezin në ‘’Allianz Arena’’ deri në vitin 2027. /Lajmi.net/