Kapen 34 kilogramë kokainë në kamionin e shqiptarit në Itali
Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi në kamionin e tij u gjetën 34 kilogramë kokainë, e cila kap vlerën e tre milionë eurove.
Bota
Shoferi shqiptar po udhëtonte drejt veriut të Italisë derisa u ndalua në autostradën Brenner, për një kontroll nga policia rrugore në pikën e pagesës në Vipiteno.
Ai u transferua në burgun e Bolzanos dhe këto ditë pritet të dalë para gjykatës.
Shqiptari mund të përballet me burgim nga nëntë deri në 30 vjet.
Sipas medieve italiane, droga ishte e destinuar për tregun e Tirolit të Jugut.