Pëfundon pjesa e parë: Ballkani – Zalgiris 1-1
Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Ballkanit dhe Zalgirisit, e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve për Champions League.

Sport
I pari kaloi në avantazh Ballkani, me anë të një supergoli të Nazmi Gripshit.
Nuk vonoi shumë dhe rezultatin e barazoi Olivier Buff nga ana e mysafirëve, përmes një goditeje me kokë.
Ballkani është duke bërë ndeshje shumë herë më të mirë, por nuk po arrin ta rimarrë epërsinë. /Lajmi.net/