Chelsea vihet pas Pavardit
Chelsea është duke e shikuar mundësinë për ta transferuar mbrojtësin e Bayern Munich, Benjamin Pavard.
Sport
Thomas Tuchel është fans i madh i lojtarit dhe do të tentojë që sa më shpejt ta sjellë në skuadër, transmeton lajmi.net.
Pritet të shihet nëse kjo gjë do të ndodhë shpejt.
Sipas Mirror, kjo marrëveshje varet edhe nga fakti se a do të arrijnë “Blutë” ta transferojnë Matthijs de Ligt.
Pavard është një nga lojtarët më të dalluar te skuadra e Bayernit, falë paraqitjeve të mira që pati në sezonet e kaluara. /Lajmi.net/