Laporta flet për të ardhmen e Dembele, po negociohet kontrata deri në vitin 2024

Ousmane Dembele aktualisht është lojtar i lirë.

Sport

04/07/2022 21:01

Francezi kishte një kontratë valide vetëm deri më 30 qershor me Barcelonën dhe nuk e rinovoi.

Së fundmi, për situatën e Dembele ka folur edhe presidenti i Barcës, Joan Laporta.

“Nuk ka ndonjë ndryshim ose ndonjë të re nga situata e Ousmane”, ka thënë Laporta, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, mediat spanjolle bëjnë të ditur se negociatat po bëhen për një kontratë deri në vitin 2024.

Ka optimizëm te klubi për një rinovim të lojtarit. Xavi Hernandez po luan një rol kyç. /Lajmi.net/