Zyrtare: Franck Kessie transferohet te Barcelona

Barcelona tashmë ka zyrtarizuar transferimin e Franck Kessie në ‘Camp Nou’.

Sport

04/07/2022 14:07

Që nga sezoni i ardhshëm Kessie do të jetë lojtar i ekipit blaugrana.

Lajmin për zyrtarizim e bëri të ditur vetë klubi me anë të një postimi, transmeton lajmi.net.

Ai iu bashku ekipit katalanas si një lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me kampionin italian, Milan.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë me Barcën deri në qershor të vitit 2027.

Ekipi i Xavi Hernandez i kanë vendosur një klauzolë largimi që kap shifrën e 500 milionë euro,/Lajmi.net/