Laporta për De Jong: Ka shumë skuadra që e duan, por ai dëshiron të qëndrojë

Joan Laporta ka folur edhe për situatën që po kalon mesfushori Frenkie De Jong.

Sport

03/07/2022 09:31

Holandezi shprehu pakënaqësitë e tij në lidhje me situatën në klub dhe për rrjedhojë po e mendon seriozisht largimin.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, i pari i klubit katalunas u shpreh se De Jong dëshiron të qëndrojë, përkundër që shumë skuadra po interesohen për të.

“Për Frenkie De Jong janë të interesuara shumë skuadra, por ai dëshiron të qëndrojë. Unë do të bëj gjithçka për ta mbajtur atë në skuadër, por është edhe një çështje e pagës që duhet të zgjidhet”, theksoi ai. /Lajmi.net/