Prishtina transferon edhe portierin Egzon Bislimi

Prishtina e ka zyrtarizuar edhe një blerje gjatë ditës së sotme.

Sport

02/07/2022 12:42

Bëhet fjalë për portierin Egzon Bislimi, transmeton lajmi.net.

22-vjeçari më herët luante për skuadrën e Ramiz Sadikut, skuadër në të cilën u shqua për paraqitje të mira.

Lajmin e zyrtarizimit të tij e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Portieri do ta veshë fanellën me numrin 87. /Lajmi.net/