Me sa lojtarë do të ndalet Prishtina?! – Kryeqytetasit e transferojnë edhe Marclei Cesar Chaves Santos
Skuadra e Prishtinës duket se nuk ka të ndalur në këtë merkato verore.

Sport
Kryqytetasit janë duke bërë reforma të thella në skuadër brenda kësaj kohe, duke larguar dhe sjellë shumë lojtarë, transmeton lajmi.net.
I fundit që erdhi në “Fadil Vokrri” është Marclei Cesar Chaves Santos.
Lojtari nënshkroi kontratë njëvjeçare.
Santos luan në pozitën e sulmuesit. /Lajmi.net/