E konfirmon agjenti i Di Marias: Ne po flasim për detajet përfundimtare me Juventusin

Agjenti i Angel Di Marias konfirmon se po flasin për detajet përfundimtare të kontratës me Juventusin.

Sport

27/06/2022 14:33

Di Maria është shumë afër të bëhet lojtari më i ri i Juventusit.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, duke thënë se janë në fazën përfundimtare të bisedimeve me ekipin nga Torino.

“Ne po flasim për detajet përfundimtare dhe presim që Juventusi të japë OK për disa gjëra”, ishin fjalët e agjenti të Di Marias për gazetën ‘La Stampa’, përcjell lajmi.net.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon plus bonuse, megjithëse mund të ketë edhe një opsion për një vit të dytë.

‘El Fideo’ do të kalojë në ‘Allianz Stadium’ si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me PSG./Lajmi.net/