Mahrez i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen e re me Man City – dëshiron kontratë trivjeçare

Riyad Mahrez duket se do të vazhdojë me Man City.

Sport

26/06/2022 17:16

Ylli algjerian ka qenë në mesin e emrave që janë përmendur si mundësi për t’u larguar nga Manchester City, me Milan që kishte shfaqur interesim.

Megjithatë, raportimet e fundit nga ‘Sun Sport’ flasin për një situatë më ndryshe, përcjell lajmi.net.

Mahrez do të nënshkruajë kontratë të re me Man City, dhe plani është që negociatat të nisin muajin tjetër.

Prioriteti i anësorit është që të ketë një kontratë trivjeçare, me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Edhe në radhët e klubit janë optimistë se një marrëveshje me kushte të tilla mund të arrihet. /Lajmi.net/