Umtiti do të largohet nga Barcelona

Samuel Umitit do të largohet nga Barcelona.

Sport

25/06/2022 16:03

Umtiti është i lidhur me Barçën deri në vitin 2026, por largimi i tij do të ndodhë këtë verë.

Xavi Hernandez nuk e sheh pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm, andaj largimi është opsioni më i mirë për francezin.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi në Spanjë, ai mund të transferohet në Seria A, përcjell lajmi.net.

Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe ka një klauzolë largimi prej 2 milionë euro.

Mbetet të shihet se në cilin ekip do të jetë e ardhmja e 28 vjeçarit./Lajmi.net/