Chelsea, të vendosur për të nënshkruar me Dembelen
Chelsea është i vendosur për të nënshkruar me Ousumane Dembelen e Barcelonës në këtë verë.
Sport
Siç raporton Sky Sport, lojtari pëlqehet shumë nga Thomas Tuchel, transmeton lajmi.net.
Situata mbetet e komplikuar pasi lojtari ende nuk ka rinovuar kontratë me Barcelonën, mirëpo trajneri i skuadrës, Xavi Hernandez, e dëshiron në ekip.
Në anën tjetër, Dembele ditë më parë u shpreh se ndihet mirë te Barcelona.
Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo “sagë” e nisur kohë më parë. /Lajmi.net/