Chelsea të gatshëm të blejnë Neymar Jr
Ekipi anglez, Chelsea janë shfaqur të gatshëm të blejnë lojtarin e Paris Saint Germain, Neymar Jr.
Sport
Koha e Neymar te Paris Saint Germain mund të jetë drejt fundit.
Braziliani është shprehur i interesuar të qëndrojë te ekipi parisien, por është klubi që mendon largimin e tij.
Sipas ‘Daily Star’, Chelsea janë të gatshëm ta blejnë Neymari, për të zëvendësuar Romelu Lukakun, përcjell lajmi.net.
Braziliani ka kontratë me Paris Saint Germain deri në vitin 2025 dhe ka një klauzolë largimi prej 75 milionë euro.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 30 vjeçarit./Lajmi.net/