Juventusi dorëzohen për Di Marian

Gjiganti italian, Juventus janë dorëzuar në garë për Angel Di Maria.

Sport

23/06/2022 20:55

Angel Di Maria është një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata në Paris Saint Germain.

Juventusi ishte pranë të arrijë një marrëveshje me argjentinasin, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’ klubi nga Torino kanë hequr dorë nga Di Maria, pasi janë lodhur duke pritur përgjigje nga ai, përcjell lajmi.net.

Ai kërkoi më shumë kohë për të diskutuar situatën me familjen e tij, duke diskutuar një ofertë nga Barcelona dhe mundësinë e një rikthimi në Argjentinë.

Në vend të argjentinasit, objektivi i tyre i ardhshëm pritet të jetë Domenico Berardi i Sassuolos, megjithëse ndryshe nga Di Maria i lirë, çmimi i kërkuar për italianin është mbi 30 milionë euro.

Ai është gjithashtu dukshëm më i ri se Di Maria, i cili është 34 vjeç dhe dëshiron vetëm një kontratë njëvjeçare në mënyrë që të mund të kthehet në Argjentinë pas Kupës së Botës 2022 në Katar./Lajmi.net/