Thomas Tuchel telefonon Rabiot – e sheh si opsion për mesfushën e ‘Bluve’

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka një dëshirë për mesfushën.

Sport

23/06/2022 09:27

Mesfushori francez i Juventus, Adrien Rabiot është në listën e të preferuarve të trajnerit të Chelsea, Thomas Tuchel.

Raportime nga Italia bëjnë të ditur se trajneri gjerman së fundmi është interesuar për Rabiot, përcjell lajmi.net

Tuchel thuhet ta ketë telefonuar lojtarin e Juves për ta pyetur rreth situatës së tij dhe për planet e tij për të ardhmen.

Rabiot nuk ka marrë akoma një propozim për vazhdim me Juventus, ndonëse lojtari preferon qëndrimin në Torino.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do të bëjë lëvizje formale për lojtarin. /Lajmi.net/