Bernardo dëshiron largimin nga City – skuadra kërkon 80-100 milionë euro për kartonin e tij

Barcelona nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e Bernardo Silva.

Sport

21/06/2022 14:36

Mesfushori portugez me tipare ofensive, Bernardo Silva vazhdon të lidhet me largimin e mundshëm nga ‘Etihad’ dhe me një transferim drejt Barcelonës.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se lojtari dëshiron të largohet nga Manchester City për arsye personale.

Megjithatë, City kërkon 80 deri në 100 milionë euro për të lëshuar kartonin e tij, përcjell lajmi.net.

Kjo shumë e bën jashtëzakonisht problematike situatën për Barcelonën. Katalanët nuk kanë mundësi të shpenzojmë shuma të tilla.

Një kërkesë e tillë mund ta bëjë transferimin të parealizueshëm. Shpresa e vetme është një ofertë e majme e Man United për Frenkie de Jong. /Lajmi.net/