United do të rrisë ofertën për De Jong

Manchester United do të rrisë ofertën për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong.

Sport

20/06/2022 12:40

Sipas ‘Daily Mail’, Manchester United do të ngrejë ofertën e tyre për De Jong, përcjell lajmi.net.

Ata theksojnë se tani rreth 20 milionë ndajnë United dhe Barcelona nga arritja e marrëveshjes për mesfushorin, i vlerësuar nga Barcelona në 80 milionë euro.

Pas refuzimit të ofertës së parë prej 60 milionë euro plus bonuse, ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të rrisin shumën për të mbyllur transferimin.

Për Ten Hag, De Jong është prioritet dhe nënshkrimi më i dëshiruar.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja në mes dy klubeve për mesfushorin holandez./Lajmi.net/