Barcelona ka arritur marrëveshje të plotë me Raphinha
Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit të Leeds United, Raphinha.
Sport
Raphinha ka kontratë me Leeds deri në vitin 2024, por interesimi i klubeve të shumta ka ndikuar që ai të mendojë largimin nga ekipi i tij.
Sipas Fabrizio Romano, Barca ka arritur marrëveshje të plotë me agjentin e lojtarit, përcjell lajmi.net.
Marrëveshja thuhet të jetë arritur në shkurt, me ekipin katalanas që ka ofruar kontratë pesëvjeçare.
I vetmi problem mbetet klauzola e largimit, kjo pasi Leeds kërkon 55 milionë euro.
Shumë kjo që për blaugrana duket e lartë.
Mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubeve do të akordohen për shumën, pasi klube të tjera të Premier Ligës kanë shfaqur interesim për brazilianin./Lajmi.net/