Mourinho e do Saul në Romë
Jose Mourinho e dëshiron Saul Niguez te Roma.
Sport
Saul do të rikthehet te Atletico Madridi, pasi kaloi një sezon te Chelsea si i huazuar.
‘Blutë e Londrës’ kishin mundësinë që të blinin tërësisht kartonin e spanjollit, por nuk e përdorën atë opsion.
Kështu, mesfushori do të rikthehet në ‘Wanda Metropolitano’.
Por, sipas ‘Marca’ 27 vjeçari mund të transferohet te Roma, pasi Mourinho e dëshiron atë në ekip, përcjell lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje në mes dy drejtuesve të klubit./Lajmi.net/