Zyrtare: Nketiah nënshkruan kontratën e re me Arsenalin
Eddie Nketiah e ka nënshkruar kontratën e re me Arsenalin që do ta mbajë futbollistin në “Emirates Stadium” deri në vitin 2027.
Sport
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një postimi në Twitter, teksa njoftuan se lojtari tanimë në fanellë do ta ketë numrin 14.
Ky numër ka simbolikë numrin e viteve të anglezit te “topçinjtë”, transmeton lajmi.net.
Negociatat për rinovim të kontratës në mes të palëve filluan kohë më parë, teksa u kurorëzuan tek ditëve të fundit.
Nketiah bëri paraqitje të mira në fund të sezonit që lamë pas, duke u treguar disa herë vendimtar në fitoret e Arsenalit. /Lajmi.net/