Barcelona ia bën me dije Man Utd – duhet të paguajnë 85 milionë për De Jong

Barcelona nuk dëshiron të dëgjojë për ndonjë ofertë më të vogël se 85 milionë euro për Frenkie De Jong.

Sport

18/06/2022 10:06

Manchester United, si skuadra vetme e interesuar aktualisht për të, është duke e kalkuluar paraprakisht këtë lëvizje, nëse ia vlen që të paguhet kjo shumë parash apo jo.

De Jong e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga “blaugranat”, pasi nuk është i kënaqur me situatën që po kalon në klub, transmeton lajmi.net.

Xavi Hernandez, përkundër që u deklarua me elozhe për holandezin, nuk mori përgjegjësi për mbajtjen e tij edhe më tutje në “Camp Nou”.

Mbetet të shihet se si do përfundojë kjo “sagë” e filluar tash e disa muaj në mes të tij, Barcelonës dhe Manchester United. /Lajmi.net/